Televizioni francez: Shqipëria turistike, perla e Ballkanit (VIDEO)

Kuriozitete July 27, 2017 - 16:24

Shqipëria turistike vendoset në fokusin e TV France 2, duke u bërë kështu ndër mediat e shumta botërore që i japin hapësirë turizmit shqiptar.

Në edicionin e lajmeve kryesore, një natë më parë orën 20:00, u transmetua reportazhi promovues për turizmin “L’Albanie, nouvelle destination bon marché”, duke e cilësuar vendin tonë një destinacion turistik në rritje dhe një vend për t’u eksploruar.

“Shqipëria, një parajsë e fshehtë, përballë Italisë, midis Greqisë dhe Malit të Zi. Ujërat kristalë të qartë, peisazhet malore, natyra e ruajtur. Shqipëria, e cila për një kohë ka qenë e distancuar nga bota për shkak të diktaturës komuniste, është duke tërhequr gjithnjë e më shumë turistë me çmimet e saj të lira. Mund të zhyteni në zemër të së ashtuquajturës “Perla e Ballkanit”, transmeton TV France 2.

E në gjithë reportazhin, Shqipëria cilësohet si një destinacion turistik në rritje dhe një vend për t’u eksploruar.