Shtëpia e vogël e mrekullueshme prej vetëm 13 metra katrorësh! (Foto + Video)

Kuriozitete July 27, 2017 - 11:42

I kanë ndihmuar miqtë rreth projektimit dhe ndërtimit të kësaj shtëpie të vogël tepër të mrekullueshme, ndërkaq enterieri duket i pastër, i thjeshtë dhe funksional.

Kjo shtëpizë e madhësisë prej vetëm 13 metra katrorësh është shtëpi e vogël në rrotë.

Është e pajisur me panele diellore transmetuese dhe ngrohje pasive solare dhe ftohje të cilat mundësojnë jetën jashtë sistemit.

Muret, tavani dhe dyshemeja janë të izoluara në mënyrë cilësore, ndërsa ngrohje ofron kamina me gaz, transmeton Telegrafi.

Si edhe shumica e shtëpive të vogla, edhe kjo dykatëshe ka të vendosur dhomën e gjumit me dritare të madhe nën kulm, që mundëson kënaqësitë që ofrojnë Hëna dhe yjet para gjumi.

Pronares i kanë ndihmuar miqtë rreth projektimit dhe ndërtimit të kësaj shtëpie të vogël tepër të mrekullueshme, ndërkaq enterieri duket i pastër, i thjeshtë dhe funksional.

Shtëpiza i ka të gjitha gjërat e nevojshme për jetesë.

Qëndrimi ditor me divan dhe tavolinë, kuzhinën e vogël, hapësirën për vendosjen e gjërave dhe pjesën e punës, frigoriferin me ngrirës, banjën me dush dhe tualetin.

Pronarja gjithmonë ka dëshiruar të jetojë në harmoni me filozofinë dhe stilin e vet të jetës, thjesht, me forca të veta dhe pa kreditë.

Image

Image

Image

Image