E pazakontë, shërohet 9-vjeçari me HIV

Kuriozitete July 24, 2017 - 20:09

Të dhëna tronditëse vijnë nga një 9-vjeçar i infektuar me HIV që nga lindja e tij.

Ai ka kaluar tashmë shumicën e jetës së tij pa pasur nevojë për asnjë trajtim.

Duhet theksuar se ky është një fenomen mjaft i rrallë, sepse shumica e të infektuarve kanë nevojë për trajtim të përditshëm për të parandaluar shkatërrimin e sistemit të imunitetit.

Mësohet se 9-vjeçarit, identiteti i të cilit nuk është bërë publik, i është dhënë një mjekim intensiv pak pas lindjes.

Tashmë janë bërë plot 8 vite pa marrë mjekim dhe simptomat nuk janë shfaqur më.

Sipas “BBC”, familja e tij është shprehur se është më e lumtura në botë.

Ka shumë gjasa që me rastin e sipërpërmendur mund të zbulohet për herë të parë vaksina për ndalimin e HIV-it, nëse mjekët arrijnë të kuptojnë sesi fëmija është shëruar nga ky virus vdekjeprurës. /Lajmi.net/