Fakte për jetën e Skënderbeut që duhet t’i dini patjetër

Kuriozitete July 23, 2017 - 16:08
Çdo komb ka një hero kombëtar, por rrallë i ndodhë një vendi kaq të vogël si Shqipëria të ketë për të tillë një figurë si Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Më poshtë njihuni me disa fakte për Skënderbeun që duhet patjetër t’i dijë secili prej jush:

Gjergj Kastrioti Skënderbeu lindi në Dibër, me 6 maj të vitit 1405.

Vdiq në qytetin e Lezhës, më 17 janar të vitit 1468.

Jetoi 62 vjet, 9 muaj e 12 ditë.

Është figura më e shquar në historinë e Shqipërisë.

Ai mban titullin ‘Hero kombëtar’ që nga viti 1965, titulli më i lartë dhe i vetëm që mban një shqiptar për vlerat e larta të figurës së tij.

Skënderbeu ishte djali më i vogël i Gjon Kastriotit, princit të Shqipërisë së Veriut dhe i princeshës malazeze, Vojsava.

Gjergji ishte fëmija i fundit midis 4 djemve dhe 5 vajzave, përcjell lajmi.net.

U martua me Donika Aranitin nga Kanina e Vlorës dhe me të pati një djalë, Gjonin, emrin e të cilit ia vuri për nder të të atit.

Për nder të të atit, i biri i Gjonit mori emrin e Gjergj Kastriotit Skënderbeut.

Mendohet se ishte shtatshkurtër, truplidhur dhe shumë i fuqishëm.

Shpata të cilën përdori ai ishte e vështirë për ta përdorur një njeri i zakonshëm për nga pesha e saj.

Sot në botë emrin e tij e mbajnë sheshe të shumta në kryeqytetet më të rëndësishme të botës, duke filluar që nga Tirana, Prishtina, Cyrihu, Parisi, Roma, Çikago, Shkupi etj.