Kuriozitete

Dhjetë shembujt që dëshmojnë se e mira kthehet me të mirë

Dhjetë shembujt që dëshmojnë se e mira kthehet me të mirë
16 korrik 2017 • 08 : 41

Gjithçka kthehet në jetë dhe e mira shpërblehet kurdoherë. Madje, ndonjëherë e mira shpaguhet shumëfish dhe për këtë mund të bindeni nga shembujt e mëposhtëm.

10. JAMES HARRISON DHURON GJAK DHE SHPËTON DY MILIONË BEBE

Kur James Harrison ishte 14 vjeç, ai për pak sa nuk vdiq. Kishte nevojë për operacion të komplikuar në gjoks, në mënyrë që të mbijetojë. Atij i hiqet njëra anë e mushkërive, për çka humb shumë gjak. Mbijeton fal gjakut të donatorëve që kurrë s’i ka takuar. Këtë fakt nuk e harroi kurrë dhe në ditëlindjen e 18-të vendosi të japë gjak sa më shpesh që mundet. Atëherë mjekët kuptojnë se gjaku i tij është i pazakontë, me antitrupa që shërojnë resusin – një çrregullim të gjakut që mund të dëmtojë trurin e të porsalindurve apo t’i vrasë ata. Mjekët e pyetën nëse dëshiron të jetë subjekt i testeve dhe dhurues i rregullt i plazmës, me ai çka u pajtua. Gjaku i tij u bë ilaç që shpëtoi dy milionë bebe, transmeton Telegrafi.

9. NOTUESIN E SHPËTON DJALOSHI TË CILIN PARA NËNTË VITESH E KISHTE SHPËTUAR GRUAJA E TIJ

Kur Roger Lausier ishte katër vjeç, shkoi në plazh me nënën. Në një moment ikën nga ajo e shkon në det. Tenton të notojë, por e tërheq rryma. Fëmija nis të fundosej. Për fat të mirë, reagon Alice Blaise që hedhet në ujë dhe e shpëton. Nëntë vjet më vonë, Rogeri 13-vjeçari ka qenë në të njëjtin plazh kur dëgjon një grua tek bërtiste: “Burrin po më mbytet”! Roger nuk e njohu këtë grua, por u ngut për të ndihmuar. U hodh në varkën me ajër, shkon tek burri dhe e tërheq. E vërteta mësohet nesër, kur gazetarët i lidhin të dy rastet.

8. HEROI I HOLOKAUSTIT SHPËTOHET NGA GJENOCIDI NË BOSNJE DHE HERCEGOVINË

Kur gjermanët sulmuan Sarajevën në vitin 1941, familja Kavilio ishte e sigurt se ditët e tyre janë të numëruara. Ata ishin hebrenj dhe nazistët po afroheshin. Duhej të iknin. Miku i tyre mysliman, Mustafa Hardaga, fton familjen Kavilio të fshihet në shtëpinë e tij e pastaj u ndihmon të dalin jashtë shtetit. Anëtarët e familjes Kavilio ishin të sigurt, pos babait Jozef. Josefin e kapin gjermanët, por edhe ai shpëtohet nga Hardaga. 50 vjet më vonë, familja Hardaga ishte në Sarajevë, kur fillon lufta që u shndërrua në gjenocid. Familja boshnjake nuk do të mbijetonte po të mos ishte Shoqata “Yad Vashem” që i dërgon në Izrael.

7. TIFOZI MBIJETON SËMUNDJEN E PADIAGNOSTIFIKUAR, DUKE DHURUAR GJAK

Jim Becker ishte tifoz i madh i klubit Green Bay Packers. Meqë nuk mund të përballonte çmimet e biletave, lehtësi kishte si dhurues i gjakut. Ai dhuronte gjak edhe në raste tjera, pa e ditur se kështu po e shpëtonte veten. Pas 20 vitesh të dhurimit të gjaket, zbulon se kishte hemokromatozë – çrregullim që prodhon një grup toksik të hekurit në organe dhe që mbahet nën kontroll veç nga dhënia e gjakut. Becker e kishte sëmundjen gjatë gjithë këtyre 20 viteve

6. SHOFERI MBIJETON SULMIN NË ZEMËR, PASI NDIHMOI DY GRA NË TELASHE

Victor Giesbrecht dhe gruaja e tij Ann voziteshin në Wisconsin në vitin 2011, kur panë dy gra të reja që kishin ndaluar në rrugë. Lisa Meier dhe Sara Berg nuk dinin të ndërronin gomën. Në anën tjetër, Giesbrecht ishte mekanik dhe me kënaqësi u doli krah. Pak më vonë, kur vazhdoi vozitjen, makina e çiftit Giesbrecht befas ndalon. Gratë e ndihmuara ndalen të shohin se çfarë po ndodhte, kur dëgjojnë gruan Ann tek bërtiste se i burri kishte sulm në zemër. Fati deshi që Lisa të jetë intermiere që dinte se si të vepronte. Ajo e ofron ndihmën e parë dhe thërret ndihmën e shpejtë. Me reagimin e saj, Victori mbijetoi sulmin që ka mundur të jetë fatal.

5. IA DHUROI GJYSMËN E MËLÇISË FEMRËS ME TË CILËN MË VONË DO TË MARTOHET

Christopher Dempsey hoqi dorë nga gjysma e mëlçisë për dikë që kurrë nuk e ka njohur. Nga bashkëpunëtori mëson se e ka kushërirën me kancer të vështirë të mëlçisë dhe se urgjentisht ka nevojë për një transplant për të cilin para saj janë paraqitur 119 mijë raste. Ajo nuk mund të priste as dy muaj. Dampsey nuk e njihte, por donte ta shpëtonte. Kështu, kur mjekët thanë se kanë përputhje, nuk hezitoi t’i futet briskut. Gruaja, jetën e të cilit e shpëtoi, quhet Heather Krueger. Kur takohen ata pas operacionit, mes tyre lind një dashuri që dy vite do të kurorëzohet në martesë, transmeton Telegrafi.

4. MJEKU SHPËTOHET NGA TEKNIKU TË CILIN E KISHTE SHPËTUAR SI BEBE

Michael Shannon ka kaluar nëpër ferr, kur xhipi i tij në autostradë godet një kamion. I mbërthyer në qosh të makinës, rrezikohej nga zjarri që nisi të dilte nga motori. Ai ishte i bllokuar, por ia del të thërrasë ambulancën që shpejt arrin. Zjarri veç kishte kapur këmbët e tij, mirëpo me reagimin e shpejtë të teknikut mjekësor, nxirret gjallë e me kohë. Në ekipin intervenues ishte Chris Trokey i cili e dinte se kush është mjeku Shannon. Në fakt, Trokey kishte lindur para kohe dhe kishte 1.5 kilogram. Kishte shumë gjasa të vdiste, por fal Shannonit që i kishte ndenjur pranë ditë e natë, ai mbijetoi.

3. STUDENTËT E SHPËTOJNË LIGJËRUESIN E NDIHMËS SË PARË

Bob Marlin ka kaluar shumicën e jetës së tij si ligjërues i ndihmës së parë për zjarrfikësit dhe për shërbimet tjera emergjente. Ai i ndau njohuritë e tij me çdo të interesuar, duke aftësuar shumë e shumë njerëz. Një ditë, pasi luajti golf, nis një dhimbje në gjoksin e tij që ia ndal edhe frymën. Ai shpëtohet nga të pranishmit të cilët i kishte mësuar se si të reagojnë në situatat e tilla.

2. GRUAJA SHPËTOHET NGA DJALI TË CILIN E KISHTE SHPËTUAR SHTATË VJET MË PARË

Kur Kevin Stephan ishte 10 vjeç, ka luajtur në pozicionin e sulmuesit në ekipin e bejsbollit. Një lojtari i rrëshqet shkopi gjatë hedhjes dhe godet Kevinin aq fortë në gjoks sa që ia ndal zemrën. Për fat të mirë, infermierja Penny Brown ishte në publik. Ajo vrapoi dhe ia dha ndihmën e parë. Zemra e tij nisi të rrihte. Shtatë vjet më vonë, Penny hante në restorantin ku punonte Kevini. Ajo nisi të ngufatet nga ushqimi. Kevini, pa ditur se kush ishte, ia shpëton jetën. Penny vazhdoi të merrte frymë.

1. I PASTREHU KTHEN UNAZËN E HUMBUR DHE PËR SHPËRBLIM FITON NJË SHTËPI

Billy Ray Harris kërkonte para në një rrugë në Kansas City, kur i ndodhi një fat i pabesueshëm. Një gruaje të re, Sarah Darling, teksa hidhte ca monedha në kutinë e tij, aksidentalisht i bie unaza e martesës që për të pastrehun ishte goxha pasuri. Kur shkoi te argjendari që ia ofron katërmijë dollarë, atë e bren ndërgjegjja. Ndaj, vendosi të priste nëse e takon sërish atë grua. Kur takohen dhe e kthen unazën, Darling – e prekur nga ky gjest – krijon një fond për strehimin e tij. Rrëfimi u përhap dhe ai fitoi para aq sa të blinte një shtëpi e t’i kthehet jetes normale. /Telegrafi/

© zëri.info