Sa ēifte u kurorėzuan vitin e kaluar nė Kosovė?

Sa ēifte u kurorėzuan vitin e kaluar nė Kosovė?

SHPËRNDARJE

14 Korrik 2017 • 14:54 •

Në vitin 2016 në Kosovë janë kurorëzuar 16 051 çifte-bashkëshortore, kurse jashtë Kosovës jane kurorëzuar 1 359 sish.

Këto të dhëna u bën të ditura në raportin “Statistikat e Kurorëzimeve në Kosovë”, për vitin e kaluar të Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Sipas këtij raporti përkatësia etnike e femrave dhe meshkujve të kurorëzuara është: shqiptare (femra me 92.2% dhe meshkuj me 95.7%); serbe (femra me 0.9% dhe meshkuj me 0.9%); turke (femra me 0.4% dhe meshkuj me 0.5%); boshnjake (femra me 1.2% dhe meshkuj me 1.2%);  rome, ashkalike dhe egjiptiane (femra me 1.2% dhe meshkuj me 1.2%); kurse me përkatësi tjeter janë (femra me 4.2% dhe meshkuj 0.6%).

Në kurorëzimet sipas grup-moshave, dominojnë femrat e moshës 20-24 vjeç me 32.6%, ndërsa tek meshkujt dominon mosha 25-29 vjeçare me 30.4%.

Vendin e parë për kurorëzime e zë Prizreni me 1 486 kurorëzime, pastaj vjen Prishtina me 1 372 kurorëzime, kurse, në të tretin është Ferizaj me 995 kurorëzime, transmeton Klan Kosova.