Avokati po grindej me disa femra, por e pëson keq kur nokautohet nga një burrë (Video)

Kuriozitete June 27, 2017 - 16:39

Një moment shokues është filmuar me kamerë, ku shfaqet një avokat që nokautohet në tokë pandjenja me një goditje të vetme derisa po grindej me disa femra.

Videoja besohet se është filmuar në Argjentinë, dhe nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar këtë mosmarrëveshje që ndodhi para dyerve të një klubi të natës, transmeton Telegrafi.

Burri i veshur me bluzë pa mëngë me ngjyrë të bardhë shihet se si sulmon verbalisht një grup të vajzave. Dhe në një moment dëgjohet duke i thënë: “Më raporto nëse dëshiron, jam avokat”.

Por në momentin kur dukej se situata do të eskalonte, një burrë tjetër i afrohet këtij “avokati”, dhe e godet duke e rrëzuar në tokë me një goditje të vetme.