E gjithë jeta e Edi Ramës në 7 rreshta, zbulohet 'profesioni' i fundit (FOTO)

Kuriozitete June 26, 2017 - 17:59

Nuk dihet se kush është autori, por një përmbledhje e arritjeve të kryeministrit Edi Rama ndër vite, është bërë hit në internet.

Aq sa vetë kreu i qeverisë e ka shpërndarë në profilin e tij në Facebook, duke e shoqëruar me disa ikona të qeshurash.

Nis me moshën 14-vjecare kur luante basketboll, 22 vjeç piktor, 34 ministër, 41 kryetar bashkie, 41 kryetar i Ps-së, 49 kryeministër, dhe mbyllet me moshën 53-vjecare që Rama është aktualisht. 

Veçse ajo që shkakton të qeshurat është profesioni që i kanë vënë kryeministrit: Atë të shoferit.

E kjo lidhet me një shprehje që vetë ai e përdori gjatë fushatës: më jepni timonin e vendit – thoshte Rama duke kërkuar votën e qytetarëve për të qeverisur i vetëm në 4 vitet e ardhshme.

E sipas rezultateve të deritanishme nga numërimi i votave që shqiptarët hodhën në kuti për të zgjedhur ligjvënësit e rinj, Partia Socialiste është forcë e parë politike, e deri më tani ka siguruar 74 mandate, që do të thotë se mund ta krijojë qeverinë e vetme pa aleanca me parti të tjera.

Këtë foto e ka shpërndarë edhe aktori i humorit Ermal Mamaqi, si dhe socialisti Pjerin Ndreu. 

Image