Zonja Meri 'parashikon' rezultatin me koalicione, por nuk e di se kush fiton!

Kuriozitete June 25, 2017 - 19:30

Astrologia Meri Shehu ka bërë një “parashikim” mbi fushatën politike dhe zgjedhjet që priten të zhvillohen nesër.

Duke u nisur nga numrat e renditjes në fletën e votimit dhe nga shenjat e horoskopit, e ashtuquajtura Zonja Meri parashikon pak a shumë mundësinë e fitores për secilën nga partitë politike dhe liderëve të tyre

E ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit në Klan, ajo ka bërë këtë parashikim:

Numri 1 – LSI, energjia e numrit 1 parashikon fillime të reja, vullnet i fortë, mundësi për rezultat. Duke e analizuat me Metën që është Dash, janë pak në vështirësi. Vetë Dashët janë në vështirësi, e do ju duhet punë dhe shumë përpjekje që të dalë mirë. Mundësia e 1-shit është e mirë, pozitive!

2 – PS, presupozon dualizmin, fuqinë e logjikës, balancën, sjell energji për balancë ose dualizëm. Duke dhënë këtë, fitorja i bie të jetë e mirë, por kërkon partneritet, ku nuk përjashtohet mundësia e koalicionit

6 – PD, numër legjendë, ca e kanë fat, ca frikë. Nuk është frikë, se shpreh mirësi, dashuri, diplomaci të hollë. Sjell energjinë e diplomacisë. PD me diplomaci do arrijë në një pozicion të këndshëm, e nuk përjashtohet koalicion se diplomacia do marrëveshje.

Sipas shenjave

– Meta është Dash. Dashi e ka të vështirë, se godet Urani. Pra, janë në pozicion të vështirë, se e kanë jupiterin në opozitë dhe fitore jo të sigurt.

– Rama është gaforrja. Sot kemi hënë të re në gaforre, por tregon fuqi fituese, ringritëse dhe që merr fuqi të re. Alternuar me numrin 2 fitorja nuk është kaq e qëndrushme, pra do kërkohet koalicion.

– Basha është binjak. Numri 6 do dalë më mirë nga sa pretendohet. Shenja e binjakëve janë të favorizuar këtë vit. Jupiteri u jep shanse, diplomacia u përshtatet. Numri 6 sjelle energji të çuditshme, e do të arrijë më mirë nga sa pretendohet.

“Fitorja do jetë e njërit, por nuk do jetë kaq e pastër”, tha ajo. /albeu.com/