Më 21 gusht këtë pjesë të Tokës e mbulon eklipsi i plotë

Kuriozitete June 25, 2017 - 15:02

Njerëzit në Amerikën e Veriut do të jenë dëshmitar i një eklipsi total të rrallë.

Ky fenomen natyror pritet që të ndodhë brenda dy muajve – konkretisht më 21 gusht, shkruan Independent, transmeton Klan Kosova.

Dielli nuk do të duket fare pasi do të zihet nga Hëna e që hija do të përfshijë një sipërfaqe prej 112 kilometrave, në SHBA nga bregu perëndimor në bregun lindor.

Një eklips të tilla amerikanët e kanë përjetuar edhe 99 vjet më parë.

Ky fenomen thuhet se mund të ndikojë në kushtet klimatike si dhe në sjelljen e kafshëve.