Doktori pakistanez mahnitë femrat e Nju Jorkut, e pushtojnë me oferta

Kuriozitete June 24, 2017 - 15:27

Femrat në Nju Jork janë duke u mahnitur pas një mjeku 26 vjeçar nga Pakistani, i cili gjithashtu duket se është një model.

Rehan Munir i tha Huffington Post se shpreson që të punojë në spitale të ndryshme përreth SHBA-së për të marrë eksperiencë.

Modeli – që është paraqitur në një reklamë televizive – është aktualisht duke kërkuar një vend për të qëndruar në Nju Jork, transmeton Gazeta Express.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai tha se është duke kërkuar një dhomë për të qëndruar në Nju Jork, ku menjëherë u ‘pushtua’ nga ofertat e femrave amerikane.

Në mesin e ofertave që doktori mori nga femrat, ishte edhe një që thoshte se “mund të jetosh me mua pa pagesë”.

Postimi i doktorit u bë hit, me njerëz të ndryshëm që e pushtuan me komente për ofertat e tyre për dhoma.

Image