Milioneri që jetoi 20 vjet i vetëm në ishull (Foto)

Kuriozitete June 22, 2017 - 14:54

Një “Robinson Crusoe” i jetës reale, i cili ka shpenzuar 20 vitet e jetës së tij në një ishull të shkretë thotë se është i lumtur sepse nuk shqetësohet nga sulmet e terroristëve.

Ish-milioneri Davdi Glashen, tani 73 vjeç, u zhvendos në një ishull të shkretë në veri-lindje të Australisë në maj të vitit 1997 pasi humbi pasurinë e tij në vitin 1987 në bursë.

Ish-manjati i minierave të arit dhe pronave, që në kulmin e suksesit pati një pasuri prej  22 milionë dollarë, tani jeton në një barake druri në plazh me qenin e tij Polly.

 Por pavarësisht mungesës së elektricitetit, edhe pse ndeshët më kafshë të egra, i moshuari me mjekër thotë se ndihet i sigurtë në ishull.

“Këtu ka gjarpërinj, merimanga dhe krokodilë por është vend më i sigurtë se pjesët e tjera të botës që sulmohen nga terroristët,” thotë ai.

“E dua këtë vend sepse kam siguri këtu, pa marrë parasysh se sa i vjetër dhe sa i fortë je, ende dëshiron të shkosh në shtrat, duke e ditur se nuk do të sulmohesh. Unë dua të vdes këtu. Ky është qielli im në tokë”, shprehet 73 vjeçari.

Gjihashtu  ai thotë se paraja  është ajo që i bën njerëzit të sëmurë.

Me tej ai shprehet që …”Do të doja të gjeja një partnere që dëshiron të jetojë me mua këtu, ose disa zonja që duan të vijnë dhe të më takojnë mua disa herë në vit”. /Lajmi.net/

Image

Image

Image

Image