Sulmohet studentja pasi kishte veshur pantollona të shkurtra gjatë Ramazanit (Video)

Kuriozitete June 22, 2017 - 12:29

Kamerat e sigurisë të vendosura në një autobus të transportit publik në Stamboll në Turqi kanë treguar pamjet e momentit kur një burrë i ka bërtitur një vajze rreth veshjes së saj, gjithashtu edhe duke e sulmuar fizikisht, transmeton Klan Kosova.

Siç shkruajnë mediat e huaja bëhet fjalë për një studente universiteti e cila po udhëtonte me një autobus në jugperëndim të Stambollit, ngjarje kjo e ndodhur më 14 qershor.

Sulmuesi i Sağlam u identifikua më vonë si Ercan Kızıltaş, i cili u arrestua nga policia më 17 qershor, u mor në pyetje, dhe më pas besohet se ishte liruar pak kohë më vonë.