Toreadori spanjoll goditet për vdekje nga demi (VIDEO)

Kuriozitete June 18, 2017 - 11:13

 

Toreadori i famshëm 36 vjeçar është goditur për vdekje nga një dem në Francë pasi i nguli bririn derisa po jepte një shfaqje, njofton Klan Kosova.

Luftuesi i demave, Ivan Fandino, që ishte edhe fitues i shumë çmimeve për përformancat e tij në arenë tash e 12 vjet, vdiq në spital të shtunën pasi briri i demit i kishte depërtuar në mushkri.

Spanjolli nga regjioni Bask, ka lënë gruan dhe një vajzë.

“Kjo është një tragjedi”, ka thënë një koleg i tij në gjendje shoku pas asaj që kishte ndodhur.

“Ky është një profesion që kurrë nuk mund ta dish se si do të përfundojë”.