‘Ajnshtajni’ shqiptar që punon me hekur (Video)

Kuriozitete May 28, 2017 - 14:18

Në Vlorë e thërrasin Ajnshtajni, për shkak të ngjashmërisë që ka në portret me një nga shkencëtarët më të mëdhenj të shekullit të 20-të.

Për këtë, Agim Hyseni thotë se ndihet mirë, ndërsa të gjithë e njohin për mjeshtërinë e hekurit.

Prej 55 vitesh, ai transformon çdo copë metalike në vepër. Tashmë është rreth të 70-tave dhe ka vite që po përgatit të birin për t’i lënë stafetën.