Si ta rrisni fëmijën tuaj që të bëhet miliarder?

Kuriozitete May 28, 2017 - 10:27

Miliarderi Edgar “Injap” Sia II është një nga njerëzit më të pasur në Filipine dhe ishte miliarderi ma i ri në listën e Forbes Asia më 2016. Shtetasi 26-vjeçar themeloi Mang Inasal, një zingjir restorantesh “fast food”që tani e ka shitur për miliarda.

Në librin e tij, Life Principles, ai i jep këshillat më të mira të cilat i ndihmojnë prindërit që të rrisin miliarderë të së ardhmes:

Jini rol model për fëmijën tuaj
Jepini fëmijëve tuaj përgjegjësi.
Hapat e parë të pasurisë janë puna e madhe dhe përpjekja – e jo paraja
Mësojani fëmijës tuaj vlerat që do t’i mbajnë ata stabil dhe të balancuar gjatë jetës.