E xhiron sulmin e ariut me kamerë, shpëton mrekullisht – (Video)

Kuriozitete May 26, 2017 - 11:52

Në YouTube është postuar një video e gjuetarit kanadez Richard Wesley, të cilin e ka sulmuar një ari i zi. Për fatin e tij, ai ka arritur të zmbrapsë sulmin dhe të nxirret me vetëm disa lëndime të vogla, transmeton Zeri.info.

Kur e ka vërejtur ariun, ai ishte munduar ta frikësoj atë me britma, por kjo kishte kundër efekt dhe vetëm sa kishte tërhequr më shumë vëmendjen e ariut. Wesley ishte i armatosur me hark dhe shigjetë, por kjo nuk i ka kryer punë. Ata kanë përfunduar duke u përleshur në tokë, ndërsa kamera në ato momente ishte e kthyer në anën e kundër të tyre.

Pas 15 sekondave, Wesley sërish e kap kamerën dhe tregon se çdo gjë është në rregull. “Është dashur ta qëlloja më herët me shigjetë”, ka deklaruar gjuetari i mbushur me frymë. Ariu i zi është lloji më i vogël por më i numërt në Amerikën e Veriut.

Mashkulli i rritur peshon deri në 250 kilogramë, ndërsa femra deri në 170 kilogramë. Ata janë shumë agresivë./ZERI