Diplomon pas 13 vjetëve Mark Zuckerberg (FOTO)

Kuriozitete May 25, 2017 - 19:19

Themeluesi dhe pronari aktual i rrjetit më të madh social në botë ka diplomuar në Universitetin e Harvardit.

Ai me këtë rast ka mbajtur edhe një premtim që i kishte dhënë nënës se një ditë do t’i kthehet studimeve, transmeton Telegrafi.

“Nënë, gjithmonë të kam thënë se do të rikthehem dhe do të diplomojë”, ka shkruar me këtë rast në llogarinë personale në Facebook, Zuckerbergun, i cili shihet teksa pozon krahas të atit Edward Zuckerberg dhe të ëmës Karen Zuckerberg.

Kujtojmë se 33-vjeçari ka diplomuar në drejtimin e Drejtësisë ndërsa e kishte lënë fakultetin në vitin 2004 duke iu përkushtuar zhvillimit të Facebookut.