Taiwanezet dhe koreanët e duan Ramushin kryeministër nga ‘Gran Canyon’ (Video)

Kuriozitete May 22, 2017 - 20:39

Si duket i nominuari për kryeministër nda koalicioni PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj ka marrë përkrahjen edhe nga të huaj.

Një lexues i “Zeri.info”, i ka dërguar këto video në adresë të redaksisë sonë, ku ka treguar se tre turistë që ia kishin mësyrë kanionit “Gran” në Nevada të Shteteve të Bashkuara, e kanë përkrahur Haradinajn për kryeministër.

Ky lexues tregon se dy prej këtyre studentëve janë nga Tawvani dhe njëri nga Korea, raporton “Zeri.info”.

Ata duke bërë shqiponjën me duar, dëgjohen duke thënë “Me Ramushin Kryeministër”.

Për më shumë, shikojeni videot.