'The Guardian': Njihuni me njė nga plazhet mė tė bukura nė Evropė, ndodhet nė Shqipėri (Foto)

SHPËRNDARJE

19 Maj 2017 • 20:16 •

Gazeta britanike "The Guardian", e ka renditur Drimadhes në Jug të Shqipërisë, si një nga plazhet më të bukura të Evropës

Ai vjen në renditje menjëherë pas “Milles of sand”, një ishull në veri të Holandës.

“Kamping dhe rërë të bardhë në Shqipëri”, titullohet pjesa ku përshkruhet bregdeti shqiptar.

“I fshehur prapa një rruge malore, plazhi i Drymades është me të vërtetë guror, por kthehuni mejtas dhe ecni për 10 minuta dhe do të gjeni plazhe plotësisht të bardha me rërë të bardhë”.

Deti është pa dyshim i qartë, dhe kjo kur është një temperaturë e butë.

Një pemishte me portokalle është shtëpia e kampit të Breshkave të Detit, e cila ka tenda të parapërgatitura, me dyshek dhe shtroje të pastërta. /Lajmi.net/

8