E pabesueshme! Sjell në jetë një 'skuadër futbolli'

Kuriozitete May 18, 2017 - 22:36

Një nënë amerikane ka thyer rekordin e mëparshëm botëror, duke sjellë më shumë fëmijë në jetë nga një shtatzëni e vetme. Fundjavën e fundit të muajit prill, në “Indianapolis Memorial Hospital”, ajo solli në jetë 17 fëmijë në një proces që zgjati mbi 29 orë.

Mjeku Jack Morrow ishte njëri prej asistentëve gjatë të gjithë procesit. Ai deklaroi pas lindjes së saj se, kjo ishte një ngjarje historike dhe e pabesueshme.

“Fëmijët dilnin njëri pas tjetrit... Më besoni! Do të kem ende makthe nga kjo ditë e çuditshme në të gjithë jetën time. Ky ishte edhe procesi i fundit në të cilin asistova”, shpjegon doktori Jack Morrow.

Catherine Bridges dhe bashkëshorti i saj nuk kanë mundur të kenë fëmijë prej shumë vitesh. Vitin e kaluar ata vendosën të përdornin ndihmën mjekësore nga një klinikë fertiliteti në Rhodes Island.

E nga ajo që shohim, procesi i fertilizimit ka qenë më shumë sesa i suksesshëm. Ky çift i lumtur nuk u gëzua vetëm me një fëmijë, por me një familje tejet të madhe prej 17 meshkujsh të mrekullueshëm dhe identikë.

Jeni kuriozë për emrat? Sigurisht që çifti i ka zgjedhur edhe ato: James, Jacob, Jarod, Jarvis, Jason, Jeffrey, Jeremy, Jerome, Jesse, Jimmy, Joachim, Jonathan, Jonas, Joseph, Julian, Jimbo dhe për çudi, njëri që bën përjashtim pasi nuk fillon me “J”, Darth Porkinus.