‘Fluturat anti-stres’: Çfarë janë dhe pse krijojnë varësi?

Kuriozitete May 15, 2017 - 20:34

Nëse nuk keni fëmijë apo internet, atëherë ndoshta ju ka ikur ‘çmenduria’ e re e cila ka pushtuar vëmendjen e të gjithë të rinjve.

Fluturat anti-stres (Fidget Spinners) janë lodra për të rinjtë, të cilat shërbejnë për ta menaxhuar stresin dhe ADHD-në (edhe pse kjo e fundit është kundërshtuar nga ekspertët), transmeton Telegrafi.

Por, çfarë janë fluturat anti-stres?

Fluturat anti-stres janë pajisje të vogla të cilat i përshtaten shumë mirë dorës tuaj. Zakonisht përbëhen nga dy pjesë – pjesa qendrore të cilën e mbani me gishtin tuaj tregues dhe me gishtin e madh, si dhe tri pjesët e zgjatura rrotulluese të cilat rrotullohen posa t’ua jepni një të shtyrë me dorën tuaj.

 

Pse krijojnë varësi?

Përderisa trendet e kaluara kanë qenë të njohura për arsye të ndryshme, trendi i fluturave anti-stresuese po njihet mbanë për natyrën e lodrës e cila menjëherë shkakton varësi.

Ndjesia e të pasurit një pajisje e cila rrotullohet me shpejtësi të madhe në dorën tuaj është shkaku kryesor i kësaj varësie.

Çka tjetër duhet të dini për to?

Disa shkolla anë e mbanë botës veçse ua kanë ndaluar nxënësve mbajtjen e kësaj pajisje pasi që e konsiderojnë si pajisje që po i shpërqendron ata. Megjithatë, kjo nuk i ka ndaluar nxënësit të luajnë me pajisjen në shtëpi apo në ambiente tjera. Industria e fluturave anti-stresuese ka ‘eksploduar’ përgjatë muajit të fundit, ndërsa ka sjellë lloje të ndryshme të kësaj lodre.

Sa i përket këtyre lodrave, ju mund të gjeni video të shumta në YouTube, është temë edhe në forumet më të njohura botërore, ndërsa më e mira e tyre është se nuk janë vetëm për fëmijë, por edhe të rritur.