Kuriozitete

Të gjithë po flasin për veshjen e Macron në ceremoninë e inaugurimit si President (Foto)

Të gjithë po flasin për veshjen e Macron në ceremoninë e inaugurimit si President (Foto)
14 maj 2017 • 19 : 49

Presidenti i ri i Francës Emmanuel Macron, kishte veshur në ceremoninë e marrjes së detyrës një kostum modest, nën 500 dollarë.

Macron të dielën mori zyrtarisht detyrën dhe e distancoi vetën nga politikat ‘bling-bling’.

Veshja e Presidentit më të ri të vendit kishte çmim prej 450 eurosh, derisa bashkëshortja e tij zgjodhi një kostum të Louis Vuitton.

Një nga rivalët e Macron, Francois Fillon, gjatë fushatës zgjedhore u përfshi në skandale që përfshinin dhurata nga biznesmen në vlerën e 13 mijë eurove.

Në këtë mënyrë, edhe zgjedhja e kostumit nga ana e Macron, dërgon një sinjal që ai do të jetë ndryshe nga paraardhësit e tij.

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy, i cili udhëhoqi Francës nga viti 2007 deri më 2012, e kishte nofkën ‘President Bling-Bling’ për mënyrën e shtrenjtë të jetesës.

Ish-presidenti Francois Hollande u vetë-cilësua ‘President normal’ megjithëse u vu në qendër të kritikave pasi paguante 10 mijë euro në muaj floktarin e tij.

Macron mundi në balotazh kandidaten e ekstremit të djathtë Marine Le Pen.

Pas fitores ai kishte deklaruar se po hapej një faqe e re “në historinë tonë të gjatë”.

“Kjo faqe dua të jetë besimi dhe shpresa për Republikën tonë”, kishte thënë 39-vjeçari Macron.

Ai kishte theksuar se me gjithë fuqinë e tij, do të shërbejë në emër të qytetarëve të Francës në 5 vjetët e ardhshme.

Ai u zotua se në Francë do të ketë siguri dhe do të ketë “unitet të kombit” dhe siç tha, “do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë”.

“Do të luftojë me gjithë forcën time kundër ndasive që ne na ndajnë”, tha Macron.

Macron tha se Franca do të jetë në rreshtin e parë në luftën kundër terrorizmit në vend dhe në arenën ndërkombëtare.

Image

Image

Image

 

© zëri.info