Putin luan nė piano, derisa pret presidentin e Kinės nė takim (Video)

Putin luan nė piano, derisa pret presidentin e Kinės nė takim (Video)

SHPËRNDARJE

14 Maj 2017 • 16:20 •

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka luajtur në piano teksa e ka pritur në rezidencën presidenciale në Pekin, për bisedime dypalëshe, presidentin e Kinës, Xi Jinping

Putin mbajti një fjalim sot më herët në një samit për planin e ri të Kinës për Rrugën e Mëndafshit dhe më pas mbërriti në rezidencën shtetërore për bisedime me Xi dhe liderët e tjerë të Kinës.

Derisa priste që takimi i tij dypalësh me Xi të fillonte, Putin interpretoi në piano himnet jo zyrtare të Moskës dhe Shën Petersburgut, sipas agjencisë ruse të lajmeve, Tass.

Putin, 64-vjeçar dhe ish spiun i KGB-së, i ka demonstruar aftësitë e tij në piano edhe në të kaluarën, edhe pse ai e ka kultivuar një imazh kryesisht “macho”, transmeton Express.

Kjo përfshirë kalërimin në Siberi, drejtimin e aeroplanëve të zjarrfikësve dhe zhytja në thellësitë e liqenit Baikal dhe në Detin e Zi.