24 qytetet me pagat më të larta në botë

Kuriozitete May 11, 2017 - 12:33

“Deutsche Bank” ka lëshuar javën e kaluar raportin vjetor të „Mapping the world’s prices“, të shpenzimeve për mallra dhe shërbime në qytetet më të mëdha dhe më të fuqishme në botë.

Në këtë shembull janë marrë të gjitha shpenzimet, nga një paketë me koston mesatare për të marrë me qera dy dhoma gjumi të një apartamenti, shkruan albinfo.ch.

Përveç kësaj, banka ka analizuar pagat mesatare (tatimin), e cila është një tregues i rëndësishëm për mirëqenien.

Qytetet më të mira të hemisferës veriore, apo ekonomitë e zhvilluara perëndimore, por edhe qytete në Australi dhe Zelandën e Re mund të mburren me një renditje të mirë.

Nuk është e habitshme se pagat janë më të larta në qytetet me kostot e larta të jetesës, të tilla si në qendrat financiare në Londër, Nju-Jork dhe Frankfurt, shkruan albinfo.ch.

24. Edinburg, Britani e Madhe, paga mesatare neto: 2.293 dollarë

23. Ottawa, Kanada – 2,446 dollarë

22. Amsterdam, Holandë – 2.493 dollarë

21. Toronto, Kanada – 2,560 dollarë

20. Paris, Francë – 2.583 dollarë

19. Dublin, Irlandë – 2.603 dollarë

18. Helsinki, Finlandë – 2,620 dollarë

17. Stockholm, Suedi – 2.622 dollarë

16. Frankfurt, Gjermani – 2.626 dollarë

15. Hong-Kong – 2,715 dollarë

14. Oukland, Zelanda e Re – 2.762 dollarë

13. Londra, Britani e Madhe – 2.776 dollarë

12. Tokio, Japonia – 2.897 dollarë

11. Veligton, Zelanda e Re – 2.941 dollarë

10. Copenhagen, Denimarka – 2.958 dollarë

9. Singapore – 3077 dollarë

8. Oslo, Norvegji – 3154 dollarë

7. Melburn, Australi – 3.344 dollarë

6. Sidnej, Australia – 3451 dollarë

5. Çikago, SHBA – 3.622 dollarë

4. New York, SHBA – 4304 dollarë

3. Boston, SHBA – 4,322 dollarë

2. San Francisco, SHBA – 4817 dollarë

1. Cyrih, Zvicra – 5876 dollarë