Shpenzimet marramendëse të SHBA-së në ushtri

Kuriozitete April 24, 2017 - 21:08

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i prijnë listës së 2016’ës së shpenzimeve ushtarakë, të rritura 1.7 për qind.

Gjatë vitit 2016 superfuqia botërore regjistrojë shpenzimet në ushtri prej 611 miliardë dollarë. ​

Rusia ka tejkaluar Arabinë Saudite për t’u bërë fuqia e tretë botërore me shpenzimet më të mëdha në botë me rreth 70 miliardë në botë.

Kina renditet e dyta, me rritje të shpenzimeve gjatë vitit 2016 prej 5.4 për qind për të arritur në 215 miliardë dollarë.

Rusia, deri vitin e kaluar mbante vendin e katërt, pas Arabisë Saudite, për shkak se arabët vendosën t’i ndërprejnë investimet në mbrojtje. /Express/