Biznesmeni dhuron pasurinë pas aksidentit

Kuriozitete March 30, 2017 - 17:07

Një biznesmen multimilioner, ka dhuruar pasurinë e e tij për të përmirësuar jetesën e të tjerëve pas një aksidenti, nga i cili përfundoi për pak kohë edhe në burg.

Kur Mazzi Dumato, një 38-vjeçar nga Damasku i Sirisë, i cili është rritur në Brazil dhe Dubai, ishte duke udhëtuar me Ferrarin e tij 150 mijë dollarësh, ai vendosi të rivlerësonte stilin e tij të jetës dhe të udhëtonte nëpër botë.

Ky ishte edhe momenti kur Dumato takoi edhe bashkëshorten e tij, Milena, dhe u frymëzua për të shpenzuar 3 milionë dollarë për bamirësi.