Shqiptarja shtatzënë pa asnjë shpresë për të jetuar, amaneti i fundit që përloti mjekët italianë

Kuriozitete March 28, 2017 - 17:13

Një vajzë shqiptare në Itali ka përlotur mjekët dhe të gjithë njerëzit që njohin historinë e saj

Ajo është vetëm 25 vjeç dhe është në muajin e gjashtë të shtatzënisë.

Gjendja e saj shëndetësore u rëndua shumë dhe mjekët hoqën çdo shpresë që ajo do të jetonte. Por para se të binte në koma dhe e vetëdijshme për fatin që e pret ajo ka lënë një amanet, që mjekët ta mbajnë në jetë deri sa të mundet të nxjerrë foshnjën e saj për t’i falur jetën.

Shqiptarja, emri i së cilës nuk bëhet i ditur, është në kujdesin e mjekëve në spitalin e Torretes dhe ndodhet në koma të pakthyeshme, përkthen albeu.com.