Kjo është jeta luksoze e presidentit rus (Foto)

Kuriozitete March 27, 2017 - 21:37

Ai njihet si një prej liderëve më të fuqishëm në botë, mirëpo mënyra e tij e jetesës gjithmonë është rrethuar nga një mister duke bërë që askush të mos e kuptojë saktësisht pasurinë e kreut të Rusisë.

Një burim brenda Kremlinit e ka treguar jetën luksoze që e bën presidenti rus, Vladimir Putin.

Komentues të ndryshëm, duke përfshirë edhe këshilltarin e Qeverisë ruse, Stanislav Belkovsky, kanë vlerësuar se në vitet e fundit pasuria e Putin lëviz nga 25 deri në 45 miliardë euro.

Brenda aeroplanit luksoz të Putin

Image

Mirëpo, informatat e publikuara nga një ish-menaxher i fondit rus janë shokuese. Sipas tyre, pasuria e presidentit rus shkon deri në 185 miliardë euro.

Vladimir Putin konsiderohet njeriu më i pasur në planet

Image

Të dhënat se pasuria e Putin është 185 miliardë euro, lënë të kuptohet se ai është dukshëm më i pasur se njeriu për të cilin thuhet se është më i pasuri në botë – Bill Gates, pasuria e të cilit sille rreth 81 miliardë euro, transmeton Telegrafi.

Vetëm tualeti i aeroplanit kap vlerën 70.000 euro (AFP/Getty Images)

Image

Bill Browder, i cili ka punuar në Rusi për disa vite, thotë: “Mendoj se ai ka pasuri prej 185 miliardë eurosh. Pas 14 vitesh në krye të Rusisë dhe paratë e majme që ka bërë shteti, dhe paratë e majme që nuk janë shfrytëzuar për shkolla dhe rrugë dhe spitale dhe kështu me radhë, të gjitha ato para janë në prona, në banka, në xhirollogari në Zvicër, aksione, fonde mbrojtëse, të menaxhuara për Putinin dhe miqtë e tij”.

Një prej pallateve të Putinit në Detin e Zi (Getty)

Image

Një prej pronave më të shtrenjta të Putin është pallati i tij në Detin e Zi, me vlerë prej rreth 925 milionë euro. Pallati përmban tetarët privat, vend-ulje për tre helikopterë dhe akomodim për rojat e sigurisë.

Koleksioni i orëve, veturat e shtrenjta (AP)

Image

Mes tjerash, presidenti rus posedon edhe 20 shtëpi, katër jahte, 58 aeroplanë, një koleksion orësh në vlerë prej 463.000 eurosh. Ndërsa këto të dhëna janë publikuar nga një ish-zëvendëskryeministër në vitin 2012.

Një prej jahteve të Putin, i quajtur ‘Graceful’, në Sochi (AP)

Image

Me kalimin e viteve kritikët më të njohur të Kremlinit kanë vdekur në rrethana misterioze, ashtu që kurrë nuk janë publikuar të vërtetat që e rrethojnë Putinin. /Telegrafi/

Ai di ta shijojë jetën (AP/EPA)

Image