‘Kur ka shtet’ - Kjo video do ju lërë pa fjalë

Kuriozitete March 27, 2017 - 16:44

Ky shembull që vjen nga Anglia do ju befasojë.

Një baba u ankua se Dita e Nënës iu shkatërrua pasi një oficere policie i konfiskoi lulet që kishin mbledhur vajzat e tij.

David Taylor i kishte dërguar vajzat e tij, Rosemary, 10 vjeç dhe Emily, 5 vjeç, që të vizitonin mamanë e tij.

Rrugës ato vunë re ca lule të bukura të verdha.

Vajzat i kërkuan babait leje që të mblidhin ca prej tyre për gjyshen dhe mamanë.

Ai u tha se mund të merrnin, por jo shumë.

Por kur hipën në makinë, një oficere policie mbërriti.

Ajo u tha se kishin shkelur ligjin dhe ua konfiskoi lulet, që ishin mbledhur në një pronë publike.

David tha se mbeti i shokuar dhe e filmoi të gjithë incidentin.

Në Angli është e paligjshme që të këpusësh lule në parqet e bashkive.

Ndërkohë, policia ka konfirmuar incidentin në fjalë.

Ata thanë se oficerja i dërgoi lulet në një shtëpi që të mos shkonin dëm.