Foshnja u rikthye në jetë nga përkëdheljet e nënës

Kuriozitete March 26, 2017 - 20:29

Një nënë ishte bërë gati për t’ia dhënë lamtumirën e fundit djalit të saj të porsalindur, pasi doktorët nuk i kishin dhënë shpresa për ta shpëtuar atë.

Ajo e kishte mbajtur në krahë djalin e saj të vogël duke qarë me lot – duke treguar se sa shumë e dëshironte atë të gjallë, duke mos e lënë të shkonte.

Edhe pse lindja ishte kryer me sukses, doktorët ia dhanë asaj lajmin që shumica e nënave nuk e dëshirojnë – foshnja e saj do të deklarohej e vdekur pas 20 minutash, transmeton Gazeta Express.

Por, nëna e quajtur Kate e hoqi foshnjën e saj nga batanija dhe e mbajti në lëkurën e saj.

Dhe më pas e pazakonshmja ndodhi.

Pas dy orësh përqafim,  prekje dhe përkëdhelje, vogëlushi filloi të shfaqte shenja jete.

Në fillim ishte vetëm një lëshim ajri, që doktorët e quajtën refleks. Por më pas, ai filloi të merrte frymë.

“Thash, Oh Zot, çfarë po ndodh”, shpjegoi Kate Ogg.

“Pak më vonë ai i hapi sytë. Ishte një mrekulli. Doktori vazhdoi t’ia lëkundte kokën duke thënë, Nuk e besoj, nuk e besoj”, tregoi ajo.

Foshnja që u deklarua i vdekur 2 orë më parë, u rikthye në jetë nga përqafimet dhe përkëdheljet e nënës së tij – të cilin e dëshironte aq shumë të gjallë.

Image