Arma e re e Ushtrisë Amerikane, lason predhat me shpejtësi më të madhe sesa ajo e zërit (VIDEO)

Kuriozitete March 24, 2017 - 22:18

Marina amerikane është duke testuar një armë elektromagnetike, që mund të lansojë predhat me një shpejtësi gjashtë herë më të madhe sesa ajo e zërit.

E përshkruar nga hulumtuesit si një teknologji “Star Wars”, këto raketa të fuqishme nuk mbështetën në lëndë të ndryshme djegëse, pasi ato furnizohen gjatë fluturimit vetëm me energji elektrike, transmeton Telegrafi.

Fushat e forta magnetike janë të krijuara nga energjia elektrike në anije, që i ndihmojnë “sistemit pulsor të energjisë” të shtyjnë predhat me një shpejtësi prej 7.300 kilometra në orë.

Kjo teknologji synon që përmes predhave të avancuara, të depërtojnë në objekte të armikut në një thellësi prej 160 metra.