Treni që kalon nëpërmes banesave (Video)

Kuriozitete March 22, 2017 - 11:30

Një hekurudhë është ndërtuar përmes një banes 19-katësh, në Çongqing të Kinës.

Kjo gjë është bërë në mënyrë që kjo ndërtesë, që ndodhet në qytetin me 49 milionë banorë, të mos prishej. Planifikuesit urbanë vunë në punë mendjen dhe arritën të zgjidhnin problemin, duke e kaluar trenin mespërmes mdërtesës, shkruan bbc.

Hekurudha kalon përmes katit të gjashtë dhe të tetë të godinës. Banorët mund t’i hipin trenit në stacionin e tyre të veçantë.

Edhe pse treni i kalon fare pranë, zhurma e tij “mbytet” nga disa pajisje të veçanta në ndërtesë, duke e bërë të ngjajë si një maçin e larës që punon./gazetametro.net