​Si u bë shqiponja simbol kombëtar i Amerikës?

Kuriozitete March 21, 2017 - 09:52

Roli i shqiponjës si simbol kombëtar lidhet që kur u vendos si vulë zyrtare në vitin 1782 në SHBA. Pak kohë pas Deklaratës së Pavarësisë që u firmos më 4 korrik 1776, Kongresi i dha Benjamin Franklin, Thomas Jefferson dhe John Adams të drejtën për të dizajnuar një vulë zyrtare për kombin e ri.
 
Megjithatë, tre zbuluesit nuk arritën të gjenin një dizajn që të fitonte miratimin e Kongresit. Të njëjtin fat patën edhe dy komisione të tjera të cilëve iu caktua detyra më vonë.

Në mes të qershorit të vitit 1782, puna e tre komisioneve të tjera u dorëzua tek Charles Thomson, sekretari i Kongresit. Thomson zgjodhi ato që ai mendoi se ishin elementët më të mirë në dizajne të ndryshme dhe bëri një shqiponjë.

Që në kohët e lashta, shqiponja konsiderohej shenjë e forcës, legjionet romake e përdornin si simbol të standardit të tyre.

Thomson gjithashtu rekomandoi që të hiqej shqiponja e vogël e bardhë dhe të përdorej kjo shqiponjë që është sot në vulë dhe Kongresi e ndërroi dizajnin më 20 qershor 1782.

Kur dizajni filloi të shfaqej në dokumenta zyrtare, monedha, flamuj, ndërtesa publike dhe sende të tjera qeveritare, shqiponja u bë ikonë e shtetit amerikan.

Pavarësisht simbolikës domethënëse, zogu madhështor kombëtar i Amerikës është përballur me një kërcënim të vërtetë të zhdukjes. Në fund të viteve 1800, vendi ishte strehë e 100 mijë shqiponjave të këtij lloji, por numri i këtij lloj zogu filloi të pakësohej shpejt për shkak të shkatërrimit të habitateve dhe gjuetisë.

Në vitin 1940, Kongresi miratoi Aktin e Mbrojtjes së Shqiponjave, duke e konsideruar të paligjshëm vrasjen dhe shitjen e këtyre zogjve.

Në vitin 1960, kishte vetëm 400 çifte zogjsh të mbetura në SHBA, dhe në vitin 1978, shqiponja u vendos në listën e specieve në zhdukje, transmeton tiranaobserver. 

Ueb faqe profesionale + Marketing digjital për biznesin tuaj. Super zbritje 60% nga 1000€ në vetëm 399€. “Super Pako nga ALBASOFT". 

Falë mbrojtjes federale si dhe ligjeve që u vendosën, popullimi i shqiponjave u rikuperua mjaftueshëm, dhe në vitin 2007, u hoq nga lista e specieve në zhdukje.