Piloti shpjegon se çka ndodh nëse nuk i shkyçni pajisjet elektronike në aeroplan

Kuriozitete March 20, 2017 - 20:04

“Ju lutem që të sigurohuni që t’i shkyçni pajisjet elektronike, apo ato t’i vëni në ‘safe mode’”.

Këtë shprehje e keni dëgjuar pafundësisht, sidomos kur keni fluturuar me aeroplanë.

Ndoshta shumica prej jush edhe e kanë injoruar. Por ju ka rënë që edhe të dëgjoni nëpër rrjetet sociale se shpesh aeroplanët rrëzohen si pasojë e kësaj – pajisjeve elektronike.

Por sipas pilotit të Easy Jet, Chris Foster, edhe nëse ju kanë mbetur aksidentalisht telefoni apo tableti i kyçur, nuk do të shkaktojë ndonjë dëm, transmeton Klan Kosova.

“Sistemet e kontrolleve të avionëve janë aq të sofistikuara tash, sa që ato nuk mund të shkaktojnë ndonjë interferencë”.

“Këto rregulla janë vënë në zbatim shumë vite më parë, kur nuk ka pasur gjëra si iPads”, ka thënë piloti.

“Tash ai shton se “ligjet” janë zbutur dhe se kur të udhëtoni mund t’i përdorni pajisjet elektronike sipas mënyrave të sigurisë nëpër fluturime, por që pritni se ndryshime do të ketë edhe në vitet në vijim”, ka thënë Foster.