Pse numrat në telefon dhe në makinë llogaritëse janë të vendosura ndryshe?

Kuriozitete March 19, 2017 - 21:18
Telefonat dhe kalkulatorët i përdorim çdo ditë. Këto dy pajisje kanë ngjashmëri – 10 numra, të rradhitur nga tre në tre rreshta dhe butoni 0 nën numrat tjerë.

Megjithatë është një dallim – numrat janë të vendosur ndryshe në të dy pajisjet dhe për këtë ekzistojnë disa teori.

Shtypja e numrave është shpikur në laboratoret e Aleksandër Bellit në vitet 1960 si zëvendësim e rrotullimit.

Por, rradhitja e numrave ka qenë një punë që është dashur të deshifrohet.

Të dy modelet që ka pasur gjasa të përdoren ka qenë rrotullimi dhe numrat të gjenden në kahje të kundërt të akrepave të orës, si dhe rradhitja e kundërt e kalkukatorëve.

Sipas një teorie të popullarizuar, kompania telefonike me qëllim ka kthyer numrat mbrapsht nga kalkulatori për ata që i janë adaptuar atij modeli, për të shtypur më ngadalë kur telefonojnë.

Kjo do të mundësonte që sinjali i telefonit të regjistrohet.

Por, kjo teori është treguar si e pasaktë.

Arsyeja e vërtetë është spjeguar në hulumtim të laboratoreve të Bellit, të quajtur “Studime inxhinierike për faktorin e njeriut në dizajnin dhe përdorimin e butonave për shtypje në telefona”.

Hulumtesit kanë provuar rradhitje të ndryshme, disa më të lehta disa më të vështira.

Për tu përputhur me alfabetin, më lehtë ka qenë që 1,2,3 të fillojnë nga lart poshtë.

Me laboratoret e Bellit kanë kontaktuar prodhues të shumtë për këtë çështje, por vendimi ka qenë sipas dëshirës së tyre.