Skena e shumëpërfolur e BBC ka ndodhur edhe në ekranin shqiptar, e keni parë?

Kuriozitete March 19, 2017 - 18:03

Me siguri të gjithë e keni parë tashmë skenën kur dy fëmijët e profesor Robert Kelly hynë në dhomë ndërkohë që ai ishte në lidhje direkte me BBC.

Nëse jo, atëherë do të keni parë një foto, meme, apo shumë video të tjera që kanë qarkulluar në lidghje me të.

Është padiskutim një nga çastet më të bukura që kemi parë në ekran, sepse sa herë që janë protagonistë fëmijët është bukur.

Por e dini që një skenë e ngjashme ka ndodhur edhe në ekranin shqiptar, pak vite më parë.?

Moderatorja Erjona Rusi sapo mbylli edicionin informativ të A1 Report, kur në plan u shfaq e bija 3-vjeçare që vrapoi drejt saj.

Një "jooooo" e gjatë nga ana e moderatores nuk arriti të ndalonte vogëlushen që siç duket mezi po priste që nëna e saj të mbaronte punën.

“3 vjet me parë, kur Niki as që e kuptonte se çfare ishte live”, ka shkruar ajo krahas video së shpërndarë në Facebook.