Ata që kanë fëmijë janë më jetëgjatë

Kuriozitete March 18, 2017 - 15:58

 

Ka njerëz që nuk dëshirojnë të kenë fëmijë. Por disa këtë e kanë vendimin më të lehtë në jetë –kur vendosin për të pasur fëmijë.

Por nëse mendoni që të jetoni më gjatë, atëherë gjetjet e reja mund të ju ndihmojnë në zgjedhjen që do ta bëni, shkruan The Independent, transmeton Klan Kosova.

Studimi thotë se prindërit jetojnë më gjatë sesa ana tjetër e atyre që nuk duan të kenë fëmijë.

Kjo pavarësisht faktit se shumë prindër bëjnë shaka me gjykimet dhe vuajtjet e sjelljes në jetë të fëmijëve, duke shpenzuar për këtë vitet e jetës.

Studimi i kryer në Institutin Karolinska në Stokholm zbulon se kur njerëzit arrijnë të 60-at, jetojnë më gjatë se kaq po që se kanë një fëmijë.

Të dhënat janë të bazuara në  studimin që është bërë me 1.4 milion burra dhe gra të lindura në mes viteve 1911 dhe 1925.

Burrat që në jetë kanë fëmijë, pas të 60-ave ka dalë se jetojnë 20.2 vjet, krahasuar me ata pa fëmijë që jetojnë 18.4 vjet.

Kurse gratë që kanë fëmijë pas të 60-ave jëtojnë 24.6 vjet, kurse ato që s’kanë pasur fëmijë me 1.5 vjet më pak.