Kuriozitete Miu futet në aeroplan, mijëra funte dëme

Kuriozitete March 02, 2017 - 19:16

Miu në aeroplan dëmton kompaninë ajrore me 250 mijë funte dëm

Kompania ajrore British Airways do t’i kompensojë pasagjerët e saj për shkak të një miu që u has në aeroplanin e tyre gjatë një udhëtimi.

Fluturimi BA285 po bëhej gati ta linte terminalin kur prezenca e një brejtësi bëri që ai aeroplan të mos niset fare, shkruan The Independent, transmeton Klan Kosova.

Minjtë njihen për brejtje kabllosh andaj duhet bërë kontroll i thuktë i aeroplanit para nisjes.

Gjatë atij kontrolli dhe para se të vinte aeroplani zëvendësues, British Airways u bleu drekë 200 pasagjerëve.

Marrë parasysh të gjitha kompensimet që duhet t’iu bëhen pasagjerëve, nëse ai aeroplan nuk arrin në destinacion me kohë, British Airëays shkaku i një miu do te detyrohet ta humbë një çerek milion funte.