Gati gjysma e specieve të planetit tonë mund të zhduken deri në fund të këtij shekulli

Kuriozitete February 26, 2017 - 18:00

Biologët të rëndësishëm vlerësojnë se gati gjysma e specieve të planetit mund të zhduken deri në fund të këtij shekulli, nëse nuk ndërmerret ndonjë veprim urgjent.

Një konferencë e rëndësishme që do të mbahet në Vatikan, do t’i bashkojë biologë, ekologë dhe ekonomistë e rëndësishëm si pjesë e një konferencë “Zhdukja Biologjike”, në përpjekje për ta ndalë zhdukjen masive të specieve, transmeton Express.

Ngjarja tri-ditore ka për qëllim që të gjejë zgjidhje për shpëtimin e shumëllojshmërisë së planetit.

“Fabrika jetësore e botës është duke na rrëshqitur nëpër gishta, në mungesë të kujdesit nga ana jonë,” thuhet në një broshurë të kësaj konference që do të fillojë më 27 shkurt.