'Dua të të puth', Rama: Se mos na sheh burri... (VIDEO)

Kuriozitete February 25, 2017 - 18:53

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme po merr pjesë në shpërndarjen e legalizimeve në Vlorë. 

Gjatë shpërndarjes nga vetë kryeministri nuk kanë munguar batutat me qytetarët.

Rama ka thirrur emrin e një zotërie për të tërhequr legalizimet, në skenë është shfaqur një grua që i tha kryeministrit se e kishte ëndërr ta puthte.

E nuk ka munguar përgjigjja e Ramës. “Ndaj nuk e ke marrë burrin”.

DIALOGU 1

Gruaja: E kam ëndërr të të puth

Rama: Do më puthësh se është ëndrra jote? Prandaj se ke marrë burrin.

Gruaja: Ju jeni një artist i mrekullueshëm dhe vetëm një artist mund ta bëjë Shqipërinë lule, një njeri syshqiponjë.

Rama: Do është duke na ndjekur burri në televizor

Gruaja: Të vejë ku të vejë

Rama: Shumë të fala burrit lum për gruan që ka.


DIALOGU 2

Qytetari: Ckemi andej nga cadra mire jane?

Rama: Nuk e di nuk kam, asnje lajm. (aman se kemi gëzim për shtëpinë tënde sot, mos na e co nëpër cadra muhabetin, i tha Rama nje tjeter qytetari).