Nga 1 qershori: “E goditni gruan, menjëherë në burg”

Kuriozitete February 24, 2017 - 15:48

Ministri i punëve të brendshme i Serbisë, Nebojsha Stefanoviç dhe ministrja e drejtësisë e këtij vendi Nela Kuboroviç, gjatë vizitës në “Shtëpinë e Sigurt”, ku janë të vendosura gratë e rrezikuara nga burrat, kanë deklaruar se nga 1 qershori në këtë vend hyn në fuqi ligji i ri i cili ka mesazhin e qartë: “E goditni gruan, do të shkoni në burg”, transmeton Zeri.info.

“Me punën në ligjin e ri, aktivitetet e policisë, prokurorit dhe gjykatave, duam ta bëjmë të qartë se nuk do të rrimë anash, por me të gjitha forcat do ta parandalojmë dhunën familjare”, ka deklaruar Stefanoviç.

Sipas ligjit të ri, personi i cili ushtron dhunë ndaj gruas, menjëherë paraburgoset për 30 ditë dhe gjatë kësaj kohe, organet e hetuesit përcaktojnë nëse do të ketë masa shtesë ndaj autorit, çka nënkupton dënime shumë serioze./ZERI