Pauzë me pagesë për punëtorët, në mënyrë që ata të bëjnë seks!

Kuriozitete February 23, 2017 - 12:58

Një politikan nga Suedia, ka propozuar që të aplikohet një orë pauzë me pagesë, në mënyrë që të punësuarit të mund të shkojnë në shtëpi dhe të bëjnë seks. “Ekzistojnë studime që tregojnë se seksi është i dobishëm, transmeton Zeri.info.

Kjo do të ndihmoj që të përmirësohen raportet mes çifteve”, ka deklaruar anëtari i këshillit të qytetit Overtorneo, Per Erik Muskos.

Ai mendon se sot çiftet suedeze nuk po kalojnë shumë kohë bashkë. Ai nuk e përjashton mundësinë që në rast të realizimit të suksesshëm të këtij propozimi, këtë pauzë ta shfrytëzojnë edhe për qëllime tjera.

Sipas mendimit të tij, ky propozim duhet të ketë sukses. Sipas të dhënave të institutit Ko-Reksekod, suedezët gjatë vitit 2015 janë punuar mesatarisht 1.685 në vit. Më pak se ata kanë punuar vetëm finlandezët dhe francezët./ZERI