Ish-ushtari i KFOR-it e djeg Kuranin (Video)

Kuriozitete February 21, 2017 - 13:12

Martin Zapletal, veteran nga misionet ushtarake çeke në Kosovë dhe në Kuvajt, sot aktivist i zjarrtë kundër NATO’s, i njohur në publik prej asaj qe e ka treguar prapanicën e zhveshur kolonës së NATO’s, tani e ka djegur Kuranin bashkë me salsiçe në skarë, transmeton gazetametro.net.

Në këtë mënyrë u solidarizua me sllovaken e cila për shkak të përdhosjes së librit të shenjtë përfundoi në burg.

“Islami propagandon dhunë. Të themi jo, ta kundërshtojmë atë. Islami, ideologjia dhe feja, kjo është e papajtueshme”, ka thënë Zapletal njerëzve të cilët ishin mbledhur në kopsht afër skarës me dy salsiçe të derrit dhe Kuranin të cilën e spërkati me benzinë dhe e dogji, duke e shfletuar dhe treguar se po digjet çdo faqe.

Ashtu si Adrijana Melekova e cila e shqeu Kuranin, urinoi në fleta të shqyera, i përdori në vend të letrës së tualetit dhe në fund e dogji edhe atë para flamurit të Sllovakisë, edhe Zapletal në oborr pas skarës e vuri flamurin e Çekisë.

Për më shumë, shikojeni videon: