Shitet telefoni i Hitlerit për 243 mijë dollarë

Kuriozitete February 20, 2017 - 09:06

Një telefon i përdorur nga Adolf Hitleri gjatë Luftës së Dytë Botërore është shitur për 243.000 dollarë në një ankand në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Identiteti i blerësit, nuk është zbuluar. Ankandi në Chesapeake City të Maryland nisi me  fertën prej 100.000 dollarësh.

Telefoni i kuq, i cili e ka emrin e liderit nazist të gdhendur në të, u gjet në bunkerin e tij në Berlin në vitin 1945.

Ushtarët sovjetikë ia dhanë atë oficerit britanik Sir Ralph Rayner si një suvenir menjëherë pas dorëzimit të Gjermanisë, raporton BBC, përcjellë Klan Kosova.

Image