Reagimi emocionues i foshnjes kur sheh për herë të parë (Video)

Kuriozitete February 18, 2017 - 14:27

Një moment i mrekullueshëm ka mahnitur botën, derisa një foshnje sheh për herë të parë.

Emilit nga Danimarka i janë dhënë syze +7.0 nga nëna e tij.

Në video shihet Emili i ulur në karrigen e foshnjeve derisa nëna e tij ia vendos syzet, transmeton lajmi.net

Derisa nëna i flet, ai qesh dhe kënaqet që e sheh fytyrën e saj.

Nëna e Emilit, Kristina Rosenhoj e ka postuar videon në instagram me komentin: ‘’Sot është ditë e mrekullueshme, Emili tashmë i ka syzet e tij.’’

Sapo e ka postuar videon, katër ditë më parë, videoja është shikuar më shumë se 17 mijë herë nëpër rrjetet sociale, duke u shpërndarë me qindra e mijëra herë në Europë dhe në Bahrain.