Fotografoi momentet e çiftit të parë transgjinor në Indi (FOTO)

Kuriozitete February 16, 2017 - 18:08

Madhuri Sarode e Jay Sharma janë një çift nga India.

Ndonëse në shikim të parë ata mund të duken sikur të gjithë çiftet e tjera, kjo nuk është e vërtetë. Ata janë çifti i parë transgjinor të cilët janë martuar në Indi.

Martesën e tyre e ka ‘dokumentuar’ fotografi, Anu Pattnaik, transmeton Klan Kosova.

Ajo ka thënë se burri i cili është nga një familije hindu ka rënë në dashuri me një transgjinor dhe u martua me të, haptas në tempull.

Pattanik kishte qëndruar pranë tyre për disa ditë në mënyrë që të kuptonte se si duket dashuria e vërtetë.

“Historia e dashurisë së tyre, më inspiroi që ta shoh botën e tyre në afër”, tha Pattnaik.

Ajo vendosi që të jetojë tek ta për disa ditë me radhë dhe i ka bërë fotografi në momente më intime.

“Ata kanë momentet sikur çdo çift tjetër. Puthen, përqafohen, qajnë dhe debatojnë për gjërat më të vogla. Por dashuria e fortë e tyre mund të shihet edhe përmes fotografive”, ka thënë ajo.

Më poshtë mund t’i shikoni fotografitë ku shihet çifti i parë transgjinor të cilët u martuan zyrtarisht në Indi.

Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image