Urim i veçantë i të rinjve shqiptarë për 9’të vjetorin e Pavarësisë së Kosovës (VIDEO)

Kuriozitete February 16, 2017 - 12:04

Kur kanë mbetur edhe disa orë nga 9 vjetori i Pavarësisë së Kosovës, për këtë ditë të shënuar në historinë më të re të Kosovës tashmë urimet  veçse kanë filluar, shkruan Gazeta Monitor.

Ndryshe prej politikanëve dhe fytyrave publike që kanë filluar të urojnë për  përvjetorin e nëntë të Pavarësisë së Kosovës, përmes shkrimeve në rrjetet sociale një urim më i veçantë  ka ardhur sot nga rinia socialiste-dega në Durrës.

Studentët durrsak përmes një video incizimi kanë shprehur urimet e tyre për Kosovën duke përmendur edhe bashkim kombëtar.

Video është shpërndarë në faqen e Unionit të Studenteve Pro Evropian-USPE, ku kjo e fundit është shprehur falënderues për këtë urim të veçantë për shtetin e Kosovës.

“Faleminderit Durrësi, jemi një!”, kështu kanë shkruar USPE në faqen e tyre në Facebook, transmeton Gazeta Monitor.