Rusët, konfliktet në komunikacion i 'zgjidhin' edhe me të shtëna armësh (Video)

Kuriozitete February 15, 2017 - 14:43

Se rrugët ruse janë ndër më të rrezikshmet të planetit tonë e konfirmon edhe kjo video e bërë në Tatarstan.

Në Naberezhnye Chelnyju, qyteti i dytë më i madh i Republikës Ruse, ka pasur një incident në të cilin është përdorur një armë zjarri.

E tëra filloi kur shoferi arrogant i një Nissan X-Trail kishte bllokuar automjetet nga drejtimi i kundërt dhe ato që futeshin nga rruga dytësore.

Derisa të tjerët tentuan që “ta bindnin me vërejtje” ai mori armën e tij dhe qëlloi të shtëna “në drejtim të shoferit” me të cilin ai ishte në një konflikt verbal. /Telegrafi/