Zbulohet sekreti i flokëve të Donald Trump

Kuriozitete February 09, 2017 - 13:43

Sekreti i flokëve të  presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës së fundmi është zbuluar nga mjeku i tij. Estetika  e presidentit është nga më të veçantat. Flokët e Donald Trump janë flokët më të çuditshëm që kemi pare, të cilat në kokën tonë na krijojnë mjaft pikëpyetje.

Por tashmë e kemi një përgjigje nga mejku  i tij. Dr Harold N. Bornstein është mjeku i Donald Trump për 37 vjet. Presidenti ndjek një trajtim të veçantë për mos rënien dhe shëndetin  e flokut.

Fillimisht trajtimi shërbente për të trajtuar problemet me prostatën, por që kishte si efekt trajtimin e rënies së flokëve të meshkujt. Madje edhe vetë doktori e merr këtë ilaç që quhet “finasteride” duke dhënë garanci për efikasitetin e saj për rritjen e flokëve.

Trajtimi zgjat për 6 muaj dhe më pas të jep efekte anësore  si konfuzion mendor dhe  mosfunksionim të mirë të marrëdhënies seksuale. Pra kjo është e gjitha për flokët e Donald Trump.

Image